Ish-sulmuesi i Laziot: Vedat Muriqi po përshtatet

Futboll

Ish-sulmuesi i Laziot: Vedat Muriqi po përshtatet

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 17:45
Ish-sulmuesi i Laziot: Vedat Muriqi po përshtatet

Ish-sulmuesi i Laziot, Fabio Poli ka folur për ndeshjen e ardhshme të ish-skuadrës së tij ndaj Cagliarit në Serie A.

Në një intervistë me “La Lazio Siamo Noi”, Poli ka folur edhe për sulmuesin kosovar, Vedat Muriqi.

“Cagliari është një anomali, me një skuadër që nuk duhej të ishte në fund të tabelës”, ka thënë Poli.

“Di Francesco ka ide të mira, por nuk janë duke u interpretuar mirë nga futbollistët. Ata duhet të reflektojnë. Rezultatet nuk janë të mira”, tregoi ai.

Ai flet edhe në lidhje me atë çfarë pret nga ndeshja.

“Në letër duket ndeshje interesante. Sulmi i Cagliarit mund ta lëndojë Lazion. Mund të jetë një ndeshje spektakolare me shumë gola”, vlerësoi Poli.

Në fund, Poli foli edhe për progresin e sulmuesit të Lazios, Vedat Muriqi.

“Muriqi është duke u zhvilluar, ka filluar të përshtatet. Nëse ai është në pozicion të shënojë, ai shënon. Mund të bëhet armë e rëndësishme”, shtoi Poli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat