Matuidi: Në Itali kam përjetuar racizmin, tani jam adaptuar në Amerikë

Futboll

Matuidi: Në Itali kam përjetuar racizmin, tani jam adaptuar në Amerikë

Më: 4 shkurt 2021 Në ora: 23:16
Blaise Matuidi

Ish-futbollisti i Juventusit, Blaise Matuidi, ka deklaruar se po përjeton momente të mira në SHBA me familjen e tij.

Duke folur për “Goal.com”, Matuidi ka treguar për eksperiencën në futbollin italian, ku ka përmendur racizmin të cilin e ka përjetuar kur ishte pjesë e “Bianconerëve”.

“Jam mirë, familja ime është shumë mirë dhe jemi adaptuar shpejt dhe këtu ka gjithmonë diell. Kjo është ëndrra amerikane, siç thonë”, tha ai.

“Ka të rinj shumë të talentuar, luhet me nivel të lartë. Ndryshimi me Evropë është niveli taktik”, shtoi ai.

Matuidi u shpreh i lumtur me ndërprerjen e ndeshjes PSG – Basaksehir, shkaku i racizmit.

“Jemi një shembull dhe mendoj që ka qenë vendimi më i mirë si shembull. Nuk duhemi të jemi të shurdhër kundër racizmit. Është momenti ti themi stop dhe të mos rrimë duarkryq”, tha Matuidi.

“E kam përjetuar edhe në Itali, dhe do të doja që të kuptoheshim nga publiku i gjërë më shumë. Nuk ishte kështu, por shpresoj të ndryshojë situata”, përfundoi Blaise Matuidi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat