Shpërthen Zidane: Nëse dëshironi ndryshim, ma thoni në fytyrë

Futboll

Shpërthen Zidane: Nëse dëshironi ndryshim, ma thoni në fytyrë

Më: 5 shkurt 2021 Në ora: 16:44
Zinedine Zidane

Trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, ka folur për mediat spanjolle në konferencën për shtyp para ndeshjes ndaj Huescas.

Reali do të ndeshet me Huescan në kuadër të xhiros së 22-të të La Ligas, dhe Zinedine Zidane nuk ishte takimin më të mirë me gazetarët në konferencën për shtyp para ndeshjes.

Ai u pyet për rinovimin e Ramos, ku u përgjigj ndaj gazetarit në mënyrë të rreptë.

“Unë nuk di asgjë për rinovimin e Ramos, por as ti nuk di asgjë”, tha ai.

“Pse mbaj inat? Seriozisht? Sipas jush, unë jam çdo ditë kështu. Sigurisht që e shfajësoj veten time”, tha Zidane.

Gazetarët e pyetën se a i duhej Realit një ndryshim.

“Po keni të drejtë, vitin tjetër duhet të ndryshojmë. Duhet të bëjmë gjëra tjera dhe të provojmë gjëra të reja”, shtoi ai.

“Ma thuaj në fytyrë, duam të ndryshojmë ty, jo mbas shpine”, përfundoi Zinedine Zidane.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat