Mesfushori i Lazios në burg, policia i sekuestron kokainë

Futboll

Mesfushori i Lazios në burg, policia i sekuestron kokainë

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 11:32
Mesfushori i Lazios në burg, policia i sekuestron kokainë

Alesandro Korvesi e nisi karrierën me te rinjtë e Lazios, ku u aktivizua në disa ndeshje, por pa mundur të bashkohet me ekipin e parë.

Në të ardhmen, mesfushori italian ka luajtur për skuadrat në kategoritë e ulta në vendin e tij, duke filluar nga Parto, te Pavia, Lupa Roma dhe së fundmi Kampus Eur.

32-vjeçari ka rënë në prangat e policisë dhe tani ndodhet në burg.

Shkak për këtë është bërë një kontroll i policisë në shtëpinë e futbollistit, ku janë sekuestruar 25 pako me kokainë, 26 kg, me një vlerë prej 5 milionë eurosh.

Gjithashtu në shtëpinë e Korvesit janë sekuestruar edhe 210 mijë euro. Menjëherë pas kësaj, lojtari italian është arrestuar dhe tani ndodhet në burg, teksa ende nuk është dhënë masa përfundimtare për dënimin e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat