Mësohet shuma Juventusi i ofron Ronaldon për rinovimin kontratës

Futboll

Mësohet shuma Juventusi i ofron Ronaldon për rinovimin kontratës

Më: 6 shkurt 2021 Në ora: 23:39
Cristiano Ronaldo

Cristiano Ronaldo ndihet i lumtur te Juventusi dhe klubi po ashtu është i lumtur me portugezin.

CR7 sapo ka festuar ditëlindjen e 36-të, por portugezi nuk e ndien moshën dhe për këtë flasin numrat që janë në favor të tij.

Por, mbi të gjitha, ajo që nuk i mungon kurrë sulmuesit është pesha e imazhit të tij, i cili edhe në kohë pandemie ka sjellë miliona në Torino, duke zbutur humbjet e klubit, pasi stadiumi tashmë ka mbetur pa shikues shkaku i pandemisë.

Presidenti i klubit, Andrea Agnelli kërkon ta zgjasë edhe për një vit më shumë bashkëpunimin me Ronaldon, pasi kontrata aktual mbyllet në vitin 2020.

Sa i përket vitit që i ofrohet rinovim, klubi i ofron lojtari 25 milionë euro, jo 31 sa është paga aktuale.

Kjo diferencë nuk pritet që të hapë probleme, përkundrazi nënshkrimi mes palëve duket fare pranë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat