Xhafa: Kastrioti është ndryshe nga Apolonia, Bylisi dhe Skënderbeu

Futboll

Xhafa: Kastrioti është ndryshe nga Apolonia, Bylisi dhe Skënderbeu

Më: 7 shkurt 2021 Në ora: 23:03
Xhafa: Kastrioti është ndryshe nga Apolonia, Bylisi dhe Skënderbeu

I ftuar në emisionin “Sport News Plus” në News 24, është Erion Xhafa, ish-zëvendës trajneri i Tiranës ka analizuar ndeshjen Vllaznia-Laçi duke deklaruar se nuk është ndonjë dramë të mundesh nga Laçi:

“Kemi diskutuar shumë a do të humbi Vllaznia, ajo tregoi se la pas humbjen me Kukësin dhe vazhdoi serinë pozitive.

E rëndësishme është që të ruajë linjën që kishte pasi nuk është dramë të humbësh ndaj Laçit pasi mund të fitojë me këdo.

Demir Imeri më kujton Torasën te Tirana, shtatshkurtër, me këmbë të forta dhe bën lidhjen e mirë mesfushë-sulm.

Favorit për pikët që ka është Vllaznia, sepse akoma është në vendin e parë. Këtë kampionat e bën të fortë dhe ekipet e fundit. Partizani ka marrë fitore në një fushë të vështirë si Bylisi. Është një fushë që ekipet kanë lënë pikë. Është një kampionat i egër. Këto ekipet e fundit nuk po shkëputen.

Nuk bën çudi që ekipet lënë pikë me Apoloninë, Bylisin. Kastrioti është kategori tjetër. Është shumë afër me ekipet e Europës. Përjashtoj Skënderbeun që është në vështirësi. Është një kampionat që nuk bën 5 fitore radhazi”,  u shpreh ish-asistenti i Emanuel Egbosë, Erjon Xhafaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat