​Gjiganti gjerman e kërkon Igli Taren si drejtor sportiv

Futboll

​Gjiganti gjerman e kërkon Igli Taren si drejtor sportiv

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 16:34
Igli Tare

​Gjiganti gjerman e kërkon Igli Taren si drejtor sportiv.

Drejtori sportiv i Lazios Igli Tare thuhet se është në shënjestër të klubit gjerman RB Leipzig në Bundesligën Gjermane.

Drejtori i “Biancocelestëve”, sipas “Tuttomercatoëeb”, përfundoi në radarin e Red Bull për projektin e tyre në Leipzig.

Tare u emërua drejtor sportiv në Aquile në korrik të vitit 2008 dhe ish-lojtari ka bërë përshtypje fantastike në rolin e tij në “Olimpico”.

Puna e tij në Itali nuk ka kaluar pa u vërejtur dhe shqiptari është lidhur me RB Leipzigun, por “TMË” pretendon se skuadra gjermane ende nuk ka kontaktuar klubin italian.

Raporti pretendon se Leipzig mund të bëjë një lëvizje në muajt e ardhshëm, pasi ata janë duke kërkuar një drejtor të ri për sezonin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat