Neymar, personi që po tenton vazhdimisht ta bindë Messin të transferohet te PSG

Futboll

Neymar, personi që po tenton vazhdimisht ta bindë Messin të transferohet te PSG

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 17:41
Lionel Messi dhe Neymar

Neymar duket se e ka marrë si mision personal për ta bindur Lionel Messin që t’i bashkohet kampionëve francez

Sipas mediave franceze, Neymar është personi që është duke luajtur rolin më të madhe, derisa Messi do të jetë lojtar i lirë në verë, pasi që i skadon kontrata me Barcelonën.

“France Football” ka raportuar sot se Messi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij, por Neymar vazhdimisht i flet atij për Parisin.

E njëjta thotë se Neymar vazhdimisht ka kontakte me Messi.

Si rezultat i kësaj, Neymar i ka folur për kalimin e tij në PSG dhe jetën në Francë.

Për Messi thuhet se në heshtje është duke punuar edhe Manchester City.

Edhe në këtë rast një rol të madh për ta bindur Messi është duke e luajtur ish trajneri i Leos, Pep Guardiola.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat