Juventusi synon t’ia rrëmbejë Romës mesfushorin Mkhitaryan

Futboll

Juventusi synon t’ia rrëmbejë Romës mesfushorin Mkhitaryan

Më: 8 shkurt 2021 Në ora: 17:52
Henrikh Mkhitaryan

Henrikh Mkhitaryan është futbollisti i momentit te gjiganti italian Roma.

Mesfushori armen shënon apo asiston thuajse në çdo ndeshje dhe kjo ka bërë që ai të vlerësohet lartë në Itali.

32-vjeçari ka shënuar 11 gola dhe ka dhuruar 10 asistime në 26 ndeshje zyrtare me Romën mes kampionatit dhe Ligës së Evropës.

Por skuadra kryeqytetase mund ta humbas atë në verë si lojtar të lirë, ku edhe i skadon kontrata.

Kampioni në fuqi i Italisë, Juventusi po kërkon t’ia rrëmbejë Romës lojtarin e tyre më të mirë, pasi Andrea Pirlo e pëlqen jashtëzakonishtë shumë lojtarin.

Mkhitaryan ka një kontratë që i skadon në verën e vitit 2021 me Romën, ku klubi italian ka kërkuar takim me agjentin e tij Mino Raiola për ta vazhduar bashkëpunimin edhe për tri vite të tjera.

Gjatë këtij muaji palët pritet të takohen për një marrëveshje të re dhe nëse nuk gjindet një gjuhë e përbashkët, atëherë Raiola mund ta dërgojë te Juve lojtarin armen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat