Pas një ndeshje të zjarrtë, Everton arrin të sigurojë fitoren

Futboll

Pas një ndeshje të zjarrtë, Everton arrin të sigurojë fitoren

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 00:13
Foto

Pas një drame të vërtetë, Evertoni ka arritur që të fitojë me rezultat 5-4 ndaj Tottenhamit.

Ndeshja e cila ishte e vlefshme për 1/8 e finales së FA Cup mori fund pas 120 minutave.

Në minutën e 97′, Bernard shënoi golin e fitores pas një asistimi të Sigurdsson.

Me këtë fitore, Evertoni kalon në fazën çerekfinale të FA Cup, ndërsa Jose Mourinho e sheh vetën të eliminuar nga kjo garë.

Disa nga kundërshtarët e mundshëm të Evertonit janë Manchester City, Manchester United, Sheffield etj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat