Hysaj drejt kampionatit francez

Futboll

Hysaj drejt kampionatit francez

Më: 11 shkurt 2021 Në ora: 16:44
Elseid Hysaj

Elseid Hysaj pritet të largohet nga Napoli në fund të këtij edicioni.

Mbrojtësi shqiptar është futur në vitin e fundit të kontratës me Napolin dhe nuk do ta vazhdoj atë.

Kësisoj Hysaj do të largohet nga napolitanët si futbollist i lirë në fund të edicionit dhe ka shumë skuadra pas tij.

Gjiganti francez, Olympique Marseille po insiston për transferimin e shqiptarit dhe thuhet se ka nisur diskutimet me agjentin e tij Mario Giuffredi.

Megjithatë Marseille nuk do ta ketë aspak të lehtë të nënshkruajë me shqiptarin, për të cilin gara është e madhe.

Klubi francez po insiston për afrimin e shqiptarit, por ende nuk ka një marrëveshje mes palëve.

Lyon është skuadra tjetër franceze që e do atë, por interesim kanë shprehur edhe Atletico Madrid, Sevilla dhe Spartaku i Moskës.

Një opsion tjetër për Hysajn mbetet edhe kampioni i shumëfishtë i Portugalisë, Benfica. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat