Man Utd provomon tre lojtarë në skuadrën e ekipit të parë

Futboll

Man Utd provomon tre lojtarë në skuadrën e ekipit të parë

Më: 12 shkurt 2021 Në ora: 22:26
Foto ilustrim

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer konfirmon se Hannibal Mejbri tani do të stërvitet me ekipin e parë.

Duke folur për mediat, Ole Gunnar Solskjaer tha: “Ne kemi promovuar Shola Shoretire me ekipin e parë. Hannibal Mejbri do të bashkohet me skuadrën dhe ne do t’i mbajmë ata me ne për një kohë”.

“Unë mendoj se të jesh në stërvitje me ekipin e parë është hapi tjetër i zhvillimit të tyre”, shtoi tutje.

E ardhmja duket të jetë e ndritur për të rinjtë e Manchester United me Solskjaer së fundmi duke promovuar Amad Diallo, Shoretire dhe Mejbri në ekipin e parë.

Francezi konsiderohet si një lojtar kryesor për moshat nën-23 këtë sezon, duke shënuar katër gola dhe duke dhënë shtatë asistime në 17 ndeshje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat