Jashari flet për ndeshjen me Arbërinë, ka një premtim edhe për tifozët

Futboll

Jashari flet për ndeshjen me Arbërinë, ka një premtim edhe për tifozët

Më: 14 shkurt 2021 Në ora: 19:19
Jashari flet për ndeshjen me Arbërinë, ka një premtim edhe për tifozët

Klubi Futbollistik “Trepça ‘89” do t’i bëj konak skuadrës së Arbërisë në kuadër të xhiros së 19-të në Superligën e Kosovës.

Kjo ndeshje do te zhvillohet ditën e hënë (15 shkurt 2021) në stadiumin “Riza Lushta” të Mitrovicës me fillim nga ora 13:00.

Kapiteni i skuadrës së Trepçës ’89, Muharrem Jashari, ka folur për Gazetën “Sheshi”.

Sipas Jasharit, ndeshja kundër Arbërisë pritet të jetë mjaftë e vështirë për shkak se skuadra e Arbnor Morinës është përforcuar në afatin kalimtar të janarit.

“Nga dueli kundër Arbërisë do të jetë shumë ndeshje e vështirë sepse kanë marrë disa përforcime në këtë afat kalimtar dhe na kanë bërë problem në dy ndeshjet që kemi luajtur me ta”, tha Jashari.

Mesfushori mitrovicas gjithashtu ka treguar edhe objektivin kryesor të klubit.

“Objektivi kryesor është mbetja në Superligën e Kosovës, sepse i nevojitet një ekip si KF Trepça ’89 dhe nuk mendoj që kjo është pozita reale ku jemi, sepse meritojmë shumë më shumë”, shtoi më tej Jashari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat