Manchester United s’pajtohet me vendin e dytë në Premierligë – thotë Solskjaer

Futboll

Manchester United s’pajtohet me vendin e dytë në Premierligë – thotë Solskjaer

Më: 15 shkurt 2021 Në ora: 09:07
Ole Gunnar Solskjaer

Manchester United do të luftojë dhe nuk do të heqë dorë lehtësisht nga titulli në Premierligë, ka këmbëngulur trajneri Ole Gunnar Solskjaer.

Unitedi barazoi me West Bromin të dielën dhe është në vendin e dytë në tabelë, para Leicesterit falë goldallimit më të mirë, por ngel shtatë pikë mbrapa liderit ta pakapshëm Manchester City.

Skuadra e Pep Guardiolës, e cila i ka fituar 15 ndeshje radhazi në të gjitha garat, e ka një ndeshje më pak të zhvilluar se të dy këto skuadra.

Solskjaer tha të dielën se skuadra e tij duhet t’i bëjë presion të madh rivalit të qytetit.

“Ta ndërtojmë një momentum dhe t’i fitojmë ndeshjet. Ata (City) janë në formë të mirë. Ne dhe Leicesteri duhet të luftojmë”, tha Solskjaer.

“Ne nuk do t’i lejojmë ata (City) ta fitojnë titullin lehtësisht. Do të luajmë kundër tyre së shpejti. Nuk heqim dorë nga titulli kaq herët, jo”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat