Ndeshja mes Barcelonës dhe Paris Saint-Germainit e zhvilluar sonte ka dhuruar spektakël.
Barcelona ishte nikoqir i kampionit në fuqi të Francës, Paris Saint-Germainit në kuadër të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve.
Ndeshja e zhvilluar në "Camp Nou" i takoi skuadrës së Mauricio Pochettinos me rezultat bindës, 1:4.
Njeriu i ndeshjes sonte ishte Kylian Mbappe i cili realizoi tre gola për t'ia dhuruar fitoren e madhe PSG-së.
Pas ndeshjes, sulmuesi francezi ka thënë se kjo ndeshje ishte shumë e rëndësishme për skuadrën e tij.
"Kjo ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, ne donim të fitonim, dhe me stil. Fanella e PSG-së është ajo që e kam në zemër", ka thënë Mbappe.
"E ardhmja? Do të ishte budallallëk të vendosja të ardhmen time me një ndeshje. Jam i lumtur këtu. Këto ndeshje më bëjnë edhe më të lumtur", tregoi ai.