Reagon van Gaal, ja si i përgjigjet Adnan Januzajt

Futboll

Reagon van Gaal, ja si i përgjigjet Adnan Januzajt

Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 17:59
Reagon van Gaal, ja si i përgjigjet Adnan Januzajt

Louis van Gaal u ka kthyer përgjigje akuzave të Adnan Januzajt se trajneri holandez nuk i tregoi mjaftueshëm dashuri në kohën kur ishte te Manchester Utd. 

Sulmuesi u largua te Sociedadi në vitin 2017 dhe sot do të vendoset për herë të parë përballë ish-skuadrës së tij në 1/16-at e Ligës së Europës.

Gjatë një interviste për “Daily Mail”, 26-vjeçari tha se ai e pati shumë të vështirë jetën nën drejtimin e Van Gaalit, por holandezi i hedh poshtë këto akuza:

“Unë nuk kam absolutisht nevojë që të mbroj veten kundër kaq shumë padrejtësive. Vetë karriera ime ka treguar sesa shumë lojtarë të rinj kanë përfituar prej shanseve që unë i kam dhënë”.

Adnan Januzaj debutoi me Davide Moyesin në stol, në sezonit 2013-‘14, ndërsa më pas punoi edhe me Luis van Gaalin dhe Jose Mourinhon, përpara se të largohej përfundimisht nga “Old Trafford”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat