Prishtina kërkon tre pikë në Ferizaj! Bekteshi optimist 

Futboll

Prishtina kërkon tre pikë në Ferizaj! Bekteshi optimist 

Nga: K.G. Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 18:14
Prishtina kërkon tre pikë në Ferizaj! Bekteshi optimist 

Prishtina kërkon tre pikë në Ferizaj. Bardhekaltrit janë mobilizuar deri në pikën e fundit sepse përveç fitores asnjë rezultat tjetër nuk i kënaq nesër kundër Arbërisë nga Dobraja e Madhe. 

Ballafaqimi zhvillohet në kuadër të javës së 20-të të elitës së futbollit të Kosovës dhe do të zhvillohet në orën 13.00 në stadiumin e Ferizajt, prapa palestrës sportive “Bill Clinton”.

Futbollisti i Prishtinës, Leotrim Bekteshi, tha se janë mirë të përgatitur për këtë sfidë.

“Të gjithë futbollistët jemi të vetëdijshëm që ndaj Arbërisë nuk kemi rrugë tjetër veç për të shkuar për të fituar ndeshjen.

Jemi 13 ndeshje me rezultate pozitive, duam të vazhdojmë këtë seri pozitive dhe këtë më së shumti e bazoj te forma e lartë e jona, jemi të kompletuar dhe po na mbizotëron atmosferë e shkëlqyer në skuadër.

Kam besimin e plotë që nga kjo përballje do të dalim me pikët e plota”, ka thënë Bekteshi për faqen e FC Prishtina. Prishtinasit renditen në vend të tretë me 35 pikë dhe kanë 13 më shumë se Arbëria që zë pozitën e 6-të.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat