Ramadani për Prishtinën: Fati deshi të na binte shorti me Feronikelin

Futboll

Ramadani për Prishtinën: Fati deshi të na binte shorti me Feronikelin

Nga: K.G. Më: 18 shkurt 2021 Në ora: 19:22
Ramadani për Prishtinën: Fati deshi të na binte shorti me Feronikelin

Prishtina do të ballafaqohet me Feronikelin nga Drenasi, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës. 

Kjo ndeshje vlerësohet edhe si finale para finales duke e marr parasysh cilësinë që kanë futbollistët e të dy ekipeve.

Kryetrajneri i Prishtinës, Zekirija Ramadani, e njeh fortë mirë ekipin nga Drenasi. 

“Për të arritur deri te trofeu, normalisht duhet të përballesh me të gjithë rivalët. 

Fati deshi të na binte shorti me Feronikelin, por të jem i sinqertë momentalisht nuk e mendoj fare Kupën, pasi që nesër kemi ndeshje tejet të rëndësishme kampionale. 

Ndeshjet e Kupës gjithmonë sjellin befasi, zhvillohet vetëm një ndeshje dhe kur të vjen koha për t’u ndeshur me Feronikelin do ta mendojmë edhe Kupën”, ka thënë Ramadani për faqen e FC Prishtina.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat