Donnarumma: Do të zhvillojmë një ndeshje të madhe

Futboll

Donnarumma: Do të zhvillojmë një ndeshje të madhe

Më: 19 shkurt 2021 Në ora: 17:34
Donnarumma: Do të zhvillojmë një ndeshje të madhe

Gianluigi Donnarumma është gati dhe i karikuar për derbin e Milanos, një sfidë vendimtare për moralin dhe klasifikimin e kuqezinjve.

“Jemi të gjithë entuziastë, do të tentojmë të zhvillojmë një ndeshje të madhe për të marrë rezultatin që duam. Shpresoj që derbin ta vendosë Ibrahimoviç”.

Rëndësia e suedezit është e qartë për të gjithë, “gardiani” italian e sheh si shembull për t’u ndjekur.

“Është kampion, nuk heq dorë kurrë dhe i ndihmon të gjithë. Është i pari që zbret në fushë në stërvitje dhe i fundit që largohet. Është shembull për të gjithë, po na jep një ndihmë të madhe edhe nga kjo pikëpamje.”

Gjatë dy viteve të fundit, Milani është rritur shumë dhe është bërë më ambicioz. Këtë Giggio e ka të qartë, ndonëse qëndron më këmbë në tokë.

“Sigurisht që tani jemi më të bashkuar, po dëfrehemi dhe jemi një grup i fortë. Mendoj që kjo është thelbësore për të synuar lart. Titulli? Ky është një Milan që mund të luftojë e që nuk duhet të kënaqet. Llogaritë do t’i bëjmë në fund. Synimi ynë i parë është pjesëmarrja në Champions. Është një ëndërr, sepse do ta thotë ta çosh Milanin aty ku e meriton.”

Sa i përket çështjes së rinovimit të kontratës, Donnarumma shpjegoi:

“Po e marr me shumë qetësi, sikurse i kam jetuar vitet këtu, te Milani. Jam i qetë, synoj të jap më të mirën dhe të ndihmoj shokët e skuadrës duke dhënë gjithçka për këtë fanellë".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat