Hoxhaj: Kur je si familje, i rëndësishëm është ekipi

Futboll

Hoxhaj: Kur je si familje, i rëndësishëm është ekipi

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 12:49
Hoxhaj: Kur je si familje, i rëndësishëm është ekipi

Vllaznia do të provojë ditën e nesërme të marrë fitoren e dytë radhazi teksa luan në transfertë ndaj Skënderbeut. Në konferencën për shtyp të shkodranëve, ka qenë edhe mbrojtësi Nertil Hoxhaj që ditën e nesërme pritet të jetë titullar. Hoxhaj thekson se nuk egziston asnjë nënvlerësim për korçarët dhe se ndeshjen e kanë përgatitur në mënyrën e duhur.

“Unë jam stërvitur goxha fort, kam pritur mundësinë time. Siç e tha edhe trajneri, ne jemi një grup, një ekip. E vendos trajneri se kush do luaj. Ne duhet të jemi gati që kur të na vijë mundësia të ndihmojmë ekipin edhe të arrijmë objektivat”.

E vështirë kaq gjatë në stol? “Për çdo lojtar gjëja më kryesore është që të luaj, por kur je ekip je si familje dhe kryesorja është ekipi. Vetëm të stërvitesh fort dhe të japësh maksimumin kur të vjen mundësia”.

Ndaj Skënderbeut që renditet në vendin e fundit – “Nuk ka nënvlerësim, këtë e them me bindje kjo edhe për shkak të shtyrjes së ndeshjes. Jemi stërvitur më shumë dhe e kemi përgatitur ndeshjen siç duhet”.

Emocione për kreun – “Jo, kam mbështetjen e gjithë stafit dhe lojtarëve. Është ndeshja e radhës, kam mundësinë të jap më të mirën dhe shpresoj ta bëj më mirë këtë gjë. Në fushë futemi për tri pikë dhe shpresojmë që t’i marrim”, u shpreh Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat