Selmani shënon për Hammarbyn, fitojnë thellë në Suedi

Futboll

Selmani shënon për Hammarbyn, fitojnë thellë në Suedi

Nga: K.Goca Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 14:52
Selmani shënon për Hammarbyn, fitojnë thellë në Suedi

Futbollisti nga Kosova, Astrit Selmani, me ekipin e Hammarbyt shënuan fitore të thellë me rezultat 4:1 ndaj ekipit të AFC Eskilstuna, në ndeshjen e parë të vlefshme të xhiros së parë të grupit 8 të Kupës së Suedisë. 

Hammarby është në grup me AIK-un e njohur, AFC Eskilstuna  dhe Oskarshamns. 

Selmani u paraqit standard, tregoi angazhim të madh dhe realizoi në minutën e 17-të për epërsinë 2:0. Selmani u zëvendësua në minutën e 86-të.

Golat i shënuan Andersen (11'), Selmani (17') e Khalili (47'), Fenger (70’) dhe për mysafirët Holmstrom (67’). 

Hammarby fiton tre pikë në start të kësaj gare të Kupës në Suedi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat