Ancelotti: Tani është koha perfekte që ta mundim Liverpoolin

Futboll

Ancelotti: Tani është koha perfekte që ta mundim Liverpoolin

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 16:20
Carlo Ancelotti

Menaxheri i Evertonit, Carlo Ancelotti, ka deklaruar se koha më e mirë për ta mposhtur rivalin e urryer të qytetit është tani.

Sot në orën  18:30 do të zhvillohet derbi i qytetit të Liverpoolit ndërmjet Everton dhe Liverpool në kuadër të xhiros së 25-të të Premierligës, tekniku italian mendon se kjo është një mundësi e mirë që Everton të marrë tre pikë në derbi.

Carlo Ancelotti ka deklaruar në konferencën për shtyp para derbit të qytetit ndaj Liverpoolit, se tani është koha më e mirë për Evertonin që të marrë tre pikë në derbi.

“Çdo derbi që luani me Liverpoolin dëshironi ta fitoni, normalisht”, tha ai.

“Ka kaluar një kohë e gjatë që kur Evertoni ka fituar dhe kjo mund të jetë nesër. Mund të jetë koha perfektë, por gjithçka varet nga ne se sa jemi të aftë të në fushë”, tha Ancelotti.

“Nuk kemi presion, jemi më të mirë tani sesa në të kaluarën, për këtë mendoj se mund të marrim rezultat të mirë në këtë ndeshje”, përfundoi Carlo Ancelotti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat