Pioli ndez debatin Ibra-Lukaku: Do mbështes Ibran gjith jetën

Futboll

Pioli ndez debatin Ibra-Lukaku: Do mbështes Ibran gjith jetën

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 16:46
Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, i ka hedhur “zjarrit benzinë” duke folur për sulmuesit Zlatan Ibrahimovic dhe Romelu Lukaku.

Milani dhe Interi do të ndeshen nesër në orën 15:00 në kuadër të xhiros së 23-të të Serie A.

Pioli u pyet për duelin e fundit ndërmjet futbollsitëve, ku ai sigurisht shprehu mbështetjen për Ibrahimovicin por theksoi se ka respekt për Romelu Lukaku.

“Me kokë të ftohtë por me zemër të nxehtë, me modesti dhe me vullnet do hyjmë nesër në derbi”, tha ai.

“Kemi filluar një udhëtim të gjatë ku kemi pasur rezultate të mira, do të luajmë një derbi që nuk është parë që një kohë, por duam të bëjmë një ndeshje të nivelit të lartë”, tha Pioli.

“Dueli ndërmjet Ibras dhe Lukakut? Mbështes Ibran për gjith jetën, pork am respekt të madh për Lukakun”, përfundoi Stefano Pioli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat