Bayern Munihu pëson humbje me rezultat 2:1 në Frankfurt nga Eintrachti, në takimin e javës së 22-të të Bundesliga I.
Bayerni pati disa mungesa si Muller, Pavard, Gnabry, Costa, Tolliso dhe kësisoj nuk ia doli ndaj Eintrachtit.
Për vendasit shënuan Kamada (12') e Younes (31') dhe për Bayernin Lewandowski (53').
Bayerni kryeson renditjen me 49 pikë, ndërsa Eintracht është në vend të 4-të me 42 sosh.