Duro: Kjo ndeshje na ka sakatuar, më acaroi gjyqtari

Futboll

Duro: Kjo ndeshje na ka sakatuar, më acaroi gjyqtari

Më: 20 shkurt 2021 Në ora: 17:56
Duro: Kjo ndeshje na ka sakatuar, më acaroi gjyqtari

Laçi mposhti në shtëpi Kastriotin me rezultatin 1-0 duke vazhduar presionin ndaj Vllaznisë kryesuese.

Pas ndeshjes trajneri Shpëtim Duro për Supersport, theksoi se ekipi i tij duhet ta kishte mbyllur lojën, megjithatë shtoi se skuadra është perfekte pasi kanë shënuar rregullisht dhe së fundmi kanë pësuar vetëm një gol. Ndër të tjera, Duro tha se gjyqtari e acaroi pasi akordoi shumë faulle në favor të Kastriotit.

“Ishte ndeshje që mund t’u mbyllte lehtësisht, kemi shpërdoruar, kemi kaluar në eufori në disa situata, edhe në pjesën e dytë kishim shumë raste, duhej ta kishim mbyllur lojën se 1-0 është e hapur.

Për mendimin tim skuadra është perfekte, në 5 ndeshje kemi pësuar vetëm 1 gol në Shkodër, kemi shënuar rregullisht, kemi pasur raste, skuadra është në perfeksion, në çdo ndeshje kemi qenë dominues. Por jam i shqetësuar se pas Nuabuezes që është pika kryesore me dënimin me të drejtë  të tij, kemi shumë probleme Mazrekajn që ka kontraktim muskulor. Kjo ndeshje na ka sakatuar, por e rëndësishme është që fituam e mbajtëm ritmin.

Më acaroi gjyqtari, sidomos në 30 minuta e para ka marrë 30 faulle Kastrioti dhe ne asnjë, kjo ishte arsyeja pse isha i revoltuar.

Jo pjesa e parë por edhe të dytën, loja ishte më e kujdesshme, skuadra përgjigjet në të gjitha aspektet, skuadra është shumë e mirë dhe ka rezultate pozitive.

Kemi bashkëpunim të mirë dhe ata e kuptojnë çfarë kërkoj, i dimë detyrat, por këto dëmtimet e pezullimet do të jenë të rëndësishme në këtë moment se jemi në një valë të kampionatit që është shumë e fortë dhe disa mungesa do na dëmtojnë, janë lojtarë krysorë. Bëhen shumë, në gjithë këto ndeshje ishte për herë të parë ekipin e plotë. Por ekipi ka forca për të çuar çdo gjë deri në fund.

Lushkja godet përherë, më bëhet qejfi që shënon, por kjo treshja e qendrës së fushë janë lojtarë që plotësojnë jashtëzakonisht mirë njëri tjetrin”, u shpreh Duro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat