Lovren zbulon ëndrrën, do të imitojë Tom Cruise jashtë fushës

Futboll

Lovren zbulon ëndrrën, do të imitojë Tom Cruise jashtë fushës

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 06:55
Dejan Lovren

Përtej futbollit ka më shumë.

Kështu mund të përshkruhet një pjesë e intervistës së dhënë për kanalet zyrtare të Zenit-it nga ana e mbrojtësit Dejan Lovren.

Kroati, në fakt, ka zbuluar ëndrrën e tij të madhe që nuk ka lidhje me botën e futbollit.

“Nuk e di nëse është e mundur, por ëndrra ime e madhe ka qenë gjithmonë ajo që të pilotoja një avion ushtarak”, ka thënë Lovren duke i befasuar të gjithë.

“Nuk e kam idenë si mund ta realizojë këtë dëshirë sepse duhet një pilot i vërtetë, por do të më pëlqente t’i provoja ndjesitë e fluturimit. Në fëmijëri më pëlqente të luaja me avionë lodër dhe nuk e km harruar kurrë këtë pasion”.

Lovren ka një shembull që e frymëzon: “Të fluturoj si një ushtar është ëndrra ime e fëmijërisë, e kam dashur gjithmonë! Njëherë kam parë filmin Top Gun me Tom Cruise dhe kam menduar: ‘do të doja ta bëja'”.

“Fatkeqësisht nuk kam patur akoma mundësinë ta bëj, por kam zbuluar se në Rusi ka diçka të ngjashme që mund të ndihmojë ta realizoj këtë ëndërr. Do të doja ta shihja botën me sytë e pilotit. Të shohim nëse do t’ia dal”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat