'Fali babë se nuk e dinë çfarë bëjnë', djali i Seferit: Nuk keni më turp

Futboll

'Fali babë se nuk e dinë çfarë bëjnë', djali i Seferit: Nuk keni më turp

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 11:55
'Fali babë se nuk e dinë çfarë bëjnë', djali i Seferit: Nuk keni më turp

Koronavirusi i ka marrë jetën ish-presidentit të Tiranës, Metush Seferit.

Ndërkohë ajo që është vënë re nga bardheblutë është fakti se nuk është mbajtur një minutë heshtje në nderim të kësaj figure të njohur. Përveç postimeve ngushëlluese në Facebook, Tirana nuk ka bërë nderim të veçantë në ndeshjen ndaj Teutës. Kjo ka sjellë edhe shpërthimin e djalit Alban Seferi:

“Fali babë, se s’dinë çfarë bëjnë. Po mirë more përfaqësuesit aktualë të FK Tirana, mos ishte shumë për ju të mbanit një minutë heshtje e të kishit një shirit të zi në krah në emër të kupave që i ka dhënë im atë asaj fanelle plot fisnikëri.

Po kujt ia kërkojmë edhe ne… Ju as e keni idenë kë përfaqësoni e jo më të keni ndonjë ndjenjë turpi.

Faleminderit klubit Tirana për respektin, por ato kupa e atë histori suksesesh nuk e fshini dot”, shkruan djali i Metush Seferit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat