Zidane flet për lëndimin e Benzemas dhe tregon nëse francezi do të luaj ndaj Atalantës

Futboll

Zidane flet për lëndimin e Benzemas dhe tregon nëse francezi do të luaj ndaj Atalantës

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 13:46
Zinedine Zidane

Karim Benzema ende nuk e ka të sigurt nëse do të luaj ndeshjen e parë të Ligës së Kampionëve ndaj Atalantës.

Aktivizimi i francezit në këtë përballje nuk është ende i sigurt, ndërsa Reali ka edhe mungesa tjera të rëndësishme si Eden Hazard, Dani Carvajal, Sergio Ramos, Eder Militao, Rodrygo e Federico Valverde.

Paraqitja e Benzemas është ende në dyshim, derisa për të ka folur trajneri francez Zinedine Zidane, duke thënë se nuk do të rrezikojnë asgjë.

“Ne nuk do të rrezikojmë me Benzeman sepse sezoni është shumë i gjatë. Nëse është mirë do të luaj, nëse nuk është nuk do të jetë”.

“Ne nuk do të rrezikojmë, në fakt Reali kurrë nuk rrezikon”, është shprehur trajneri francez.

Tutje numri një i shtabit teknik të madrilenëve ka thënë se nëse do të ishte finalja e Ligës së Kampionëve, mbase do të bënin përjashtim.

“Nëse do të ishte finalja e Ligës së Kampionëve, ajo është ndryshe dhe do të mund të bënim përjashtim duke rrezikuar, nëse është ndeshja e fundit e sezonit, mbase edhe do të luante”.

“Por ka shumë ndeshje deri në fund dhe kështu nuk rrezikojmë. Benzema nesër do të bëjë një kontroll dhe do ta shohim nëse është gati”, ka thënë Zidane.

Real Madridi do të përballet të mërkurën me Atalantën, në ndeshjen e parë të 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.

Ndeshja e parë mesë dy skuadrave do të zhvillohet në Gewiss Stadium në Bergamo. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat