Me Adrianon në foto, Kaka lëshon mesazhin e tij pak para derbit “Madoninna”

Futboll

Me Adrianon në foto, Kaka lëshon mesazhin e tij pak para derbit “Madoninna”

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 14:27
Me Adrianon në foto, Kaka lëshon mesazhin e tij pak para derbit “Madoninna”

Pas pak në stadiumin historik “San Siro” do të ballafaqohen Milani dhe Interi në një ndeshje që pritet të dhurojë spektakël brenda 90 minutave.

Këto dy skuadra pas një kohë të gjatë janë dukë luftuar ashpër për titullin kampion dhe pak para fillimit ka reaguar edhe ish-mesfushori i Milanit Leitet Kaka.

“Sa bukur te shohësh skuadrat e Milanit përsëri që luftojnë për scudetto. Si entuziast i futbollit është kënaqësi të shohësh një derbi që ia vlen për vendin e parë. Si tifoz me zemër të kuqe #ForzaMilan gjithmonë!!!”, ka shkruar Kaka në profilin e tij në “Facebook”.

Këtij shkrimi Kaka ia ka bashkangjitur disa fotot me ish-sulmuesin brazilian të Interit, Adrianon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat