Begolli: Kjo skuadër e madhe do ta ketë shumë vështirë të mbetet në Superligë

Futboll

Begolli: Kjo skuadër e madhe do ta ketë shumë vështirë të mbetet në Superligë

Më: 21 shkurt 2021 Në ora: 22:18
Granit Begolli

Ish futbollisti i njohur, Granit Begolli beson se skuadra e Drenicës do ta ketë shumë vështirë të qëndrojë në Superligën e Kosovës.

Eksperimentet e shumta që ka bërë Drenica në merkato, e shtyejnë Begollin që të mendojë se klubi i Bledar Devollit do ta ketë tejet të vështirë të mbetet në Superligë edhe për stinorin e ardhshëm.

“Me shumë këto eksperimente, Drenica është kandidati kryesor për t’u larguar nga Superliga. Nëse nuk fiton ndaj Besës në shtepi ndaj një skuadre thuajse të ç’orientuar nga garat, atëherë çfarë pritet”, tha fillimisht Begolli në ATV.

“Do ta ketë shumë të vështirë deri ne fund që ta sigurojë mbijetesën”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat