Hazardi luante Mario në zhveshtore, pesë minuta para ndeshjeve të mëdha

Futboll

Hazardi luante Mario në zhveshtore, pesë minuta para ndeshjeve të mëdha

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 15:11
Eden Hazard

Eden Hazard i zotëron aftësitë natyrale të Lionel Messit por i mungon ambicia për t’i bërë më i miri në botë, thotë Filipe Luis.

Ish-mbrojtësi i Chelseat Luis zbulon se sulmuesi belg luante lojën “Mario Kart” pesë minutave para një ndeshjeje të madhe.

Luis beson se Hazardi është shumë i shkujdesur dhe thotë se 30-vjeçarit – i cili po përballet me lëndime të shumta tani në Real Madrid – i nevojitet pasion më i madh për të qenë përkrah elitës globale.

“Eden, bashkë me Neymarin, janë dy lojtarët më të mirë me të cilët kam luajtur – baras me Messin”, tha Luis, i cili ka luajtur përkrah Hazardit në Chelsea.

“Ai nuk stërviste mirë, pesë minutat para ndeshjes luante Mario Kart në zhveshtore. Ai i bënte ngrohjet pa i lidhur tojat e këpucëve. Por askush nuk mund t’ia merrte topin. Ai i driblonte tre apo katër lojtarë dhe i fitonte ndeshjet i vetëm”, shtoi ai.

“Hazardi ka shumë talent. Atij mbase i mungon pak ambicie për të thënë: ‘Unë do të bëhem lojtari më i mirë në botë’. Sepse ai mund të bëhet”, nënvizoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat