Ylli i Manchester Cityt afër rinovimit të kontratës afatgjatë

Futboll

Ylli i Manchester Cityt afër rinovimit të kontratës afatgjatë

Më: 22 shkurt 2021 Në ora: 20:37
Kevin de Bruyne

Mesfushori i Manchester cityt, Kevin de Bruyne e sheh të ardhmen në klub dhe do rinovojë kontratën deri në vitin 2025.

Pavarësisht që City është në formë të shkëlqyer dhe ia doli mjaftë mirë edhe pse belgu mungonte, me rikthimin e tij skuadra ishte në nivel tjetër.

De Bruyne cilësohet si mesfushori më i mirë në Premierligë, ndërsa “Qytetarët” duan rinovimin e kontratës dhe e shohin si të pashitshëm.

Sipas Todo Fichajes, me kontratën e re De Bruyne do rinovojë në “Etihad” së paku deri në vitin 2025.

Dy palët janë në negociata dhe mesfushori është i lumtur që së bashku me Raheem Sterling të jenë lojtarët më të paguar në skuadër.

Pritet që në muajt në vijim gjithçka do bëhet zyrtare, ngase arritja e marrëveshjes është afër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat