Liga e Kampionëve rikthehet me dy derbi, spikat Atletico – Chelsea

Futboll

Liga e Kampionëve rikthehet me dy derbi, spikat Atletico – Chelsea

Më: 23 shkurt 2021 Në ora: 08:18
Foto ilustrim

Sonte (e martë) do zhvillohen dy super derbi në Ligën e Kampionëve.

Atletico Madrid do zhvillojë ndeshjen kundër Chelseas, derisa Lazio është nikoqir i Bayern Munichut.

Disavantazhi për Atleticon është sepse ndeshja do zhvillohet në Bukuresht, ngase Spanja ka ndaluar udhëtimet nga Anglia, prandaj me patjetër është kërkuar zhvillimi i ndeshjes në një stadium neutral.

Ndërsa, sa i përket formës së ekipeve, “Blutë” e Londrës mbeten të pamposhtur ende nën urdhrat e Tuchel, derisa Atletico nuk është duke kaluar në formë të mirë.

Lazio gjithashtu është në seri pozitive, ashtu siç është Bayern, skuadër që para disa javëve fitoi Kupën e Botës për Klube.

Të dy takimet nisin në ora 21:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat