Trajneri i Danimarkës i pakënaqur: Duhet të luajë më i avancuar

Futboll

Trajneri i Danimarkës i pakënaqur: Duhet të luajë më i avancuar

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 16:55
Trajneri i Danimarkës i pakënaqur: Duhet të luajë më i avancuar

Cristian Eriksen ka nisur të aktivizohet më shumë nga trajneri Antonio Conte, kjo edhe prej faktit që ka munguar Arturo Vidal.

Gjithsesi, danezi ka bërë shumë mirë, edhe pse për trajnerin e kombëtares Kasper Hjulmand, do të ishte më mirë sikur 29-vjeçari të luante më i avancuar në fushë.

"Mendoj se Eriksen ka ende shumë cilësi offensive dhe po punojmë që të nxjerrim në pah më të mirën e tij. Mendoj se Conte e ka provuar në të njëjtën rol që ka aktivizuar edhe Pirlon. Në atë rol ka më shumë detyra defensive.

Duhet të vraposh dhe të mbrosh, me tre mbrojtës që qëndrojnë pas teje dhe ti je në mes", u shpreh tekniku i Danimarkës.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat