Muçi impresionohet nga Legia: Pashë fushën stërvitore dhe stadiumin…

Futboll

Muçi impresionohet nga Legia: Pashë fushën stërvitore dhe stadiumin…

Më: 24 shkurt 2021 Në ora: 17:29
Muçi impresionohet nga Legia: Pashë fushën stërvitore dhe stadiumin…

Ernest Muçi e bërë kalimin e madh për të lënë Tiranën dhe për të provuar veten te Legia e Varshavës.

Pikërisht te kampionët e Polonisë, atje talenti i Shqipërisë do e ketë më të lehtë për të bërë trampolinën që të jetë pjesë e kampionateve më të forta të Europës. Në një intervistë të fundit për mediat polake, Muçi ka treguar edhe mënyrën sesi mbërriti në këtë skuadër të re.

“Trajneri më tha se Legia ishte e interesuar me mua përpara Vitit të Ri, diku në fundin e dhjetorit. Isha shumë i lumtur dhe fola me klubin ku isha (Tirana) përpara një muaji. I thashë se Legia është skuadër e madhe dhe mundësi e madhe për mua.

Të dyja palët e pëlqenin njëra-tjetrën, negociuam dhe ja ku jemi tani, më ka bërë shumë të lumtur. Një nga ëndrrat më të mëdha u bë realitet dhe mezi po pres që të luajë në fushën e lojës.

Skuadra ka fushën stërvitore që është fantastike, pashë stadiumin, pashë lojtarët që janë të mirë. Ata pëlqejnë që të luajnë me topin, por ti e sheh sesa e shijojnë lojën e kjo më bën të jem edhe më i lumtur. Gjëja më e rëndësishme është që të ndihmoj shokët e skuadrës, të fitojmë kampionatin, klupin dhe të shënojë sa më shumë gola të jetë e mundur”, tha Muçi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat