Drejtori sportiv i PSG zbulon të ardhmen e Neymar dhe Mbappe

Futboll

Drejtori sportiv i PSG zbulon të ardhmen e Neymar dhe Mbappe

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 10:04
Kylian Mbappe, Leonardo dhe Neymar

Drejtori sportiv i Paris Saint-Germain ka biseduar së fundmi më detajisht mbi lojtarët e tij dhe sulmuesin e shumë përfolur Kylian Mbappe.

Leonardo tregoi në një intervistë së fundmi se janë duke punuar mbi rinovimin e disa lojtarëve.

I pyetur mbi të ardhmen e Mbappes, ai u përgjigj kështu: “Ne jemi tani në prag të vendimit. Mendimi ynë mbi çështjen e francezit nuk ka ndryshuar akoma”.

Ai më pas gjithashtu tha se nuk po shqetësohen aspak për titull. “Ne shpesh dëgjojmë njerëzit që thonë se është e lehtë të fitosh, mirëpo kjo nuk qëndron. Që nga ndeshja me Dortmundin deri sot kemi qenë në një maratonë, është e pabesueshme”.

Drejtori sportiv i PSG  zbuloi se janë duke punuar në rinovimin e katër lojtarëvë, të cilët janë: Mbappe, Neymar, Di Maria dhe Bernat.

“Është qëllimi ynë që t’iu ofrojmë një kontratë rinovimi këtyre lojtarëve. Do të marrim një rezultat shumë shpejt”, përfundoi ai.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat