I grisi kartonin gjyqtarit si Salihi, ja sa u dënua

Futboll

I grisi kartonin gjyqtarit si Salihi, ja sa u dënua

Më: 25 shkurt 2021 Në ora: 13:15
I grisi kartonin gjyqtarit si Salihi, ja sa u dënua

I grisi kartonin gjyqtarit si Salihi, ja sa u dënua nga Komisioni i Disiplinës sulmuesi i Albpetrolit!

Sulmuesi i Albpetrolit, Marjus Muhametaj, rrëmbeu skenën ditën e diel, teksa rikthehu edhe njëherë gjestin e Hamdi Salihit, në majin e vitit 2017-të, ku i grisi kartonin gjyqtarit Enea Jorgji në sfidën Kukës-Skënderbeu.

Futbollisti i skuadrës patosarake, u tradhtua nga nervat në sfidën ndaj Maliqit.

I riu ia mori kartonin nga duart kryesorit Egli Spahiu dhe e grisi. Në këtë takim u akorduan plot 4 kartonë të kuq. Për këtë gjest Muhametaj është dënuar nga Komisioni i Disiplinës me 8 ndeshje pezullim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat