Pepe i shokon të gjithë: Kam fjetur me nënën...Ja pse nuk i pëlqente të më kishte në shtrat

Futboll

Pepe i shokon të gjithë: Kam fjetur me nënën...Ja pse nuk i pëlqente të më kishte në shtrat

Më: 26 shkurt 2021 Në ora: 13:40
Pepe i shokon të gjithë: Kam fjetur me nënën...Ja pse nuk i pëlqente të më kishte në shtrat

Pepe, lojtar i Portos aktualisht, ish-mbrojtës i Real Madridit, ka dhënë një intervistë të gjatë për mediat portugeze, “Tribuna Expresso”, në të cilën rrëfen një pjesë të madhe të karrierës së tij profesionale dhe shumë aspekte personale, që nuk do të lënë askënd indiferent. Kjo është një përmbledhje e intervistës së gjatë:

Ende po bëni truke magjike?
Vetëm për vajzat e mia, ende bëj disa, me monedha dhe letra.

A i bëni këto truke në dhomën e zhveshjes?
Jo, kam turp, më vjen turp.

Cili është sekreti për të qëndruar kaq konkurrues në moshën tuaj?
Pasioni im për futbollin. Çdo ditë që zgjohem, përpiqem të stërvitem në mënyrën më të mirë të mundshme. Stërvitem intensivisht dhe mendoj se kjo është vitamina ime. Padyshim, të jesh 25 vjeç nuk është si të jesh 35 ose, në rastin tim, 37 vjeç. Në moshën 25 vjeç ke aq shumë energji, saqë përfundon duke mos ditur si ta përdorësh atë. Unë, në moshën 37 vjeç, mund ta përdor më mirë këtë energji në terren.

A ndihmon gjenetika?
Po, por ka edhe shumë punë prapa, shumë kujdes me ushqimin, në pjesën tjetër. Unë nuk isha gjithmonë aq i hollë (elegant). Në moshën tre, katër vjeç isha i shëndoshë, pak topolak. Pastaj, nga mosha shtatë vjeç fillova të dobësohem. Jam fëmija i vetëm mashkull në familje, sepse kam tri motra (dy më të mëdhaja dhe një më e vogël se unë), kështu që isha shumë, shumë i llastuar.

Sa i llastuar ishe?
Shikoni, deri në moshën 17 vjeç, kam fjetur me nënën time…

Dhe çfarë thoshte babai juaj?
Unë isha rritur, por vijoja të flija me prindërit e mi, si djalë i vetëm. Mendoj se babait tim nuk i pëlqente shumë të më kishte në shtrat me ta (qesh).

Pse dhe që kur e rruan kokën?
Herën e parë kur e rruajta kokën isha shtatë apo tetë vjeç. Një herë shkova te berberi dhe i kërkova të më bënte prerje “ushtarake” të flokëve. Pastaj shkova në shtëpi dhe nëna ime tha: “Zoti im, çfarë ke bërë, babai yt do të të vrasë …” I lashë të rriten flokët vetëm kur lindën vajzat e mia.

A donin prindërit tuaj të ishit futbollist?
Babai im nuk kishte shumë kohë të më shoqëronte gjatë javës; vetëm fundjavave. Kam luajtur për një klub në lagjen time, pastaj një më i madh në qytetin tim, Maceió, i cili merrte pjesë në divizionin e dytë shtetëror.

Pastaj, gjërat filluan të bëhen serioze. Kështu që duhej të ndryshoja rutinat e shkollës, fillova të studioja natën për t’u stërvitur në mëngjes dhe erdhi një moment, kur isha 14, 15 vjeç, dhe pashë se futbolli nuk ishte në përputhje me arsimin tim. Mendova ta lija, por nëna ime më tha: “Jo, jo, në asnjë mënyrë, tani shkoi deri në fund. Ndrysho përsëri të gjithë rutinën. Do të bëhesh futbollist. Këto rrethana janë pjesë e jetës, duhet të jesh i fortë”.

A është e vërtetë që i keni takuar prindërit e Cristiano Ronaldos para tij?
Po, unë takova babanë e tij, që punonte afër fushës së Marítimo. Më vonë njoha motrat dhe nënën, pastaj në fund Cristianon, në Lisbonë. Kur shkova në Sporting, ndamë bashkë një dhomë. Unë isha më i madh se ai, por pashë profesionalizmin e Ronaldos në stërvitje, shkonte i pari në palestër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat