“Lukaku u kompletua si lojtar falë Contes”

Futboll

“Lukaku u kompletua si lojtar falë Contes”

Më: 27 shkurt 2021 Në ora: 00:57
Romelu Lukaku

Trajneri i Belgjikës, Roberto Martinez tha se Romelu Lukaku mund të falënderojë trajnerin e Interit, Antonio Conte i cili e ka bërë një lojtar i plotë’.

27-vjeçari vazhdon të bëjë përshtypje me Nerazzurrët, duke kontribuar me 17 gola në 22 ndeshje të Serisë A këtë sezon, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tij në 57 në 81 ndeshje konkurruese që kur u transferua në Inter.

Dhe Martinez beson se lëvizja nga Manchester United në Beneamata erdhi në ‘momentin perfekt’ për ish sulmuesin e Chelsea dhe Everton.

“Ai shënon si disa të tjerë”, tha Martinez për La Gazzetta dello Sport. 

“Ai arriti në Milano në momentin perfekt. Ai u bë një lojtar i plotë, padyshim falë Conte” – theksoi Martinez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat