'Shqiptar m***', për këtë fyerje të rëndë prokuroria dënon me 5 vite trajnerin

Futboll

'Shqiptar m***', për këtë fyerje të rëndë prokuroria dënon me 5 vite trajnerin

Më: 28 shkurt 2021 Në ora: 13:21
'Shqiptar m***', për këtë fyerje të rëndë prokuroria dënon me 5 vite trajnerin

Fyerjet ndaj një futbollisti shqiptar janë cilësuar si një ngjarje shumë e rëndë dhe vepër penale që duhet ndëshkuar rreptësisht nga Prokuroria e Trentos.

Kjo e fundit ka dënuar me 5 vite përjashtim nga çdo lloj impianti futbollistik amator trajnerin Luka Tioco, i cili kishte fyer gjatë një ndeshje të Serisë D futbollistin Grasjan Aliu.

Trajneri në fjalë ishte dënuar 4 muaj, të cilat u kthyen në 2 pas apelit, nga drejtësia sportive italiane, pasi gjatë ndeshjes mes skuadrës së Sedikos që drejton dhe Adrieses të luajtur në dhjetor, kishte ofentuar futbollistin "shqiptar m***" gjatë sfidës. Ai dhe Aliu njiheshin pasi trajneri e kishte drejtuar vetëm një vit më parë futbollistin.

Gjyqtari i katërt dëgjoi gjithçka dhe i dha karton të kuq, nga i cili erdhi edhe pezullimi nga Federata Italiane.

Por ndërkohë, Prokuroria në Trento hapi hetim dhe pas dy muajsh, u vendos se kjo përbënte shkelje të rëndë me bazë etnie. Kështu, nga Prokuroria u dha masa e përjashtimit nga çdo impant sportiv i Tiocos për 5 vitet e ardhshme, duke mbyllur praktikisht karrierën e tij, pasi ai do ta ketë të pamundur që të drejtojë qoftë edhe në stërvitje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat