Manchester United përgatit mega ofertë, 85 milionë euro për Varane

Futboll

Manchester United përgatit mega ofertë, 85 milionë euro për Varane

Më: 1 mars 2021 Në ora: 23:20
Raphael Varane

Mbrojtësi i Real Madridit, Raphael Varane ndoshta do jetë ‘shënjestër’ e një super oferte nga Manchester United gjatë verës së ardhshme.

Francezi është lojtar i padiskutueshëm te skuadra e Zinedine Zidane, mirëpo meqenëse nuk ka raportime për rinovimin e kontratës, “Los Blancos” thuhet se ndoshta do jenë të hapur për shitjen gjatë verës.

Real Madrid nuk do konsiderojë asnjë ofertë deri në qershor, për të parë nëse Varane dëshiron qëndrimin në “Santiago Bernabeu”.

Sipas Daily Mirror, “Djajtë e Kuq” janë duke vëzhguar situatën dhe thuhet se janë të përgatitur të paguajnë 85 milionë euro për shërbimet e Varanes.

Në rast që Varane vërtetë dëshiron sfidë të re, Real do ta shesë në mënyrë që të mos e lejojë të largohet falas në vitin 2022.

Sidoqoftë, francezi është një ndër lojtarët me të trofeshëm në klub, duke ‘rrëmbyer’ plotë trofe, ndër to tri herë La Liga-n dhe katër herë Ligën e Kampionëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat