Kaos te Schalke, Mustafi dhe Kolasinac udhëhoqën revoltën e lojtarëve për shkarkimin e trajnerit

Futboll

Kaos te Schalke, Mustafi dhe Kolasinac udhëhoqën revoltën e lojtarëve për shkarkimin e trajnerit

Më: 2 mars 2021 Në ora: 08:50
Mustafi dhe Kolasinac

Kaosi te skuadra e Schalke nuk është duke u zbutur dhe janë skuadra e parë në histori të Bundesligas që kanë shkarkuar pesë trajnerë të ndryshëm brenda një sezoni.

Schake është në fund të tabelës me vetëm nëntë pikë nga 23 ndeshje dhe janë nëntë pikë prapa Arminia Bielefeld, skuadër që është në vendin e play-off të rënies.

Të dielën Schalke shkarkoi trajnerin Christian Groos dhe asistentin e tij, Rainer Widmayer”, shkruhej në komunikatë.

Mirëpo, sipas gazetarit të ESPN, Derek Rael, thuhet se lojtarët e revoltuar të udhëhequr nga dy ish lojtarët e Arsenalit, Sead Kolasinac dhe Shkodran Mustafi ndikuan që klubi ta shkarkojë trajnerin dhe asistentin e tij.

Ndërsa, sa i përket trajnerit të ri, ende s’është caktuar, por Peter Knabl, trajner dhe drejtor i klubit së akademisë, do jetë në krye përkohësisht.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat