Tashmë janë renditur top mesfushorët që kanë arritur të shënojnë më së shumti gola në këtë shekull dhe Frank Lampard është para Steven Gerrardit.
Mesfushori i Chelseat u bë golashënuesi i tyre më i mirë në histori në këtë rekord që e arriti në vitin 2013.
Ai e përfundoi karrierën me 261 gola, derisa kishte luajtur edhe për klube si West Ham United, Manchester City dhe New York City.
Në vendin e dytë është bashkëkombësi i tij, Gerrard, që së bashku cilësoheshin si më të mirët në Ligën Premier.
Legjenda e Liverpoolit kishte shënuar 206 gola dhe më Lampardin janë vetëm të dy që kanë arritur shifrën e mbi 200 golave.
Ylli i Borussia Dortmundit është në pozitën e katërt, derisa ai është ende aktiv.
Lista e përpiluar nga Transfermarkt:
20# Ola Toivonen (117 gola në 397 ndeshje)
19# James Rodriguez (122 gola në 439 ndeshje)
18# Wesley Sneijder (122 gola në 504 ndeshje)
17# Kevin De Bruyne (127 gola në 555 ndeshje)
16# Steffen Hoffman (128 gola në 541 ndeshje)
15# Bryan Ruiz (132 gola në 527 ndeshje)
14# Gini Wijnaldum (135 gola në 621 ndeshje)
13# Arturo Vidal (136 gola në 682 ndeshje)
12# Cesc Fabregas (138 gola në 812 ndeshje)
11# Juan Mata (139 gola në 617 ndeshje)
10# Christian Eriksen (142 gola në 618 ndeshje)
9# Marek Hamsik (147 gola në 645 ndeshje)
8# David Silva (148 gola në 778 ndeshje)
7# Kaka (161 gola në 515 ndeshje)
6# Michael Ballack (169 gola në 565 ndeshje)
5# Ronaldinho (169 gola në 458 ndeshje)
4# Marco Reus (187 gola në 452 ndeshje)
3# Rafael van der Vaart (194 gola në 623 ndeshje)
2# Steven Gerrard (206 gola në 794 ndeshje)
1# Frank Lampard (261 gola në 843 ndeshje).