​Çfarë nëse vie Lukaku këtu? Ibra jep përgjigjen e prerë

Futboll

​Çfarë nëse vie Lukaku këtu? Ibra jep përgjigjen e prerë

Më: 2 mars 2021 Në ora: 16:40
Lukaku dhe Ibrahimoviç

Veterani i Milanit, Zlatan Ibrahimovic tha se ai nuk ka asnjë problem me sulmuesin e Interit, Romelu Lukaku edhe pse pati shumë polemike ndërmjet tyre në dy ndeshjet e fundit derbi ndërmjet Milanit dhe Iterit.

Ibrahimoviç foli për pjesëmarrjen e tij në festivalin e muzikës Sanremo këtë javë dhe u pyet se çfarë do të ndodhte nëse nikoqiri Amadeus, i cili është një tifoz i Interit, e fton Lukakun të vijë së bashku.

Dyshja u përplas gjatë “Derby della Madonnina” në Kupën e Italisë por Ibrahimovic theksoi se ai nuk ka asnjë problem me ish-shokun e skuadrës së tij te Manchester United.

"Nëse ai dëshiron të vijë, është i mirëpritur," tha Ibrahimoviç në një konferencë për shtyp. "Çfarë ndodh me gjatë lojës mbetet aty në fushë, nuk ka asnjë problem."

U zbulua se Zlatan do të këndojë një duet me trajnerin e Bolonjës Sinisa Mihajlovic dhe tha se shpreson që serbi nuk mund të këndojë.

"Shpresoj se ai nuk di të këndojë, kështu që ne do të jemi në të njëjtin nivel.", tha Ibra.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat