Batatina Prishtinës: Mos harroni se edhe ne jemi në formën më të mirë

Futboll

Batatina Prishtinës: Mos harroni se edhe ne jemi në formën më të mirë

Nga: Kemajl Goca Më: 5 mars 2021 Në ora: 20:03
Tahir Batatina

Llapi nga Podujeva si gjithmonë është “kërcënim” apo macja e zezë për Prishtinën. 

Llapjanët sa e sa herë i kanë shkaktuar telashe në fushë Prishtinës dhe besojnë e shpresojnë se edhe nesër (13:00) do të bëjnë të njëjtën gjë, që të kthehen të pamposhtur nga stadiumi “Fadil Vokrri”.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, i cili njihet si specialist për t’i mposhtur favoritët, kësaj radhe shprehet i rezervuar, por i bën me dije Prishtinës, që mos ta harron një fakt, se ka punë me një ekip që po kalon formën me të mirë në pesë javët e fundit.     

“Ndeshje shumë e vështirë, ballafaqohemi me një skuadër që është në formën më të mirë në Superligë, por nuk duhet harruar se edhe ne jemi në pozitën e dytë me formën më të mirë në pesë xhirot e fundit.

Do të luajmë si skuader për të zhvilluar një ndeshje të mirë dhe do të mundohemi që të dalim me rezultat pozitiv nga stadiumi ‘Fadil Vokrri’”, tha Batatina për gazetën kombëtare “Bota sot”. 

Llapi zë vendin e shtatë me 26 pikë, ndërsa Prishtina është në pozitën e tretë me 44 sosh pas 22 jave në elitën e futbollit të Kosovës. Ndeshje që pritet me rivalitet të madh mes skuadrave fqinje, që secila ka futbollistë cilësorë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat