Së shpejti, golat mund të shënohen edhe me “dorën e pafajshme”

Futboll

Së shpejti, golat mund të shënohen edhe me “dorën e pafajshme”

Më: 6 mars 2021 Në ora: 09:37
Diego Armando Maradona

IFAB (Bordi Ndërkombëtar i Shoqërisë së Futbollit), organi që vendos çdo ndryshim dhe risi në rregullat e lojës së futbollit në nivelin ndërkombëtar, ka sqaruar disa çështje për prekjet e topit me dorë. Është faull nëse topi goditet/preket qëllimisht me dorë, për shembull duke lëvizur dorën ose krahun drejt topit, por nëse prekja është aksidentale apo e paqëllimtë, goli është i vlefshëm.

Pra, prekjet e paqëllimshme me duar, IFAB i gjykon të pandëshkueshme: “Prekja e paqëllimshme e topit me dorë që çon në shënimin e një goli ose e një rasti për të shënuar një gol, nuk do të konsiderohet më një faull”.

Po kur do të hyjnë në fuqi ky rregull i ri?

Ky ndryshim në rregullore do të hyjnë në fuqi nga 1 korriku, megjithëse IFAB ka deklaruar se garat kanë fleksibilitetin e lejes për t’i përfshirë ato më shpejt. IFAB gjithashtu i dha dritën jeshile përdorimit të pesë zëvendësimeve gjatë Kupës së Botës 2022. Kalendari i mbingarkuar për shkak të pandemisë ka lejuar, gjatë garave të ndryshme, t’u japë skuadrave dy zëvendësime shtesë për lojë. Aktualisht rregulli zgjat deri në korrik 2022 për garat e ekipeve kombëtare, por IFAB tha se “do të mbetet nën shqyrtim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat