FIFA do të testojë rregullin e Wengerit për pozitë jashtë loje, futbolli do të ndryshojë

Futboll

FIFA do të testojë rregullin e Wengerit për pozitë jashtë loje, futbolli do të ndryshojë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 10:30
Foto ilustruese

FIFA, ka vendosur që përfundimisht ta testojë rregullin e ri për pozitë jashtë loje të propozuar nga ish-trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger.

Sipas Wnegerit, lojtari sulmues nuk do të jetë në pozitë jashtë loje në qoftë se cilado pjesë e trupit të tij është në nivel me mbrojtësin e fundit, kjo është një dallim i madh me rregullat aktuale, ku në rast se koka apo këmba janë më të avancuar cilësohet si e parregullt.

Më poshtë e keni rastin e Rahem Sterling, i cili është në pozitë të parregullt, pasi i gjithë trupi është i avancuar se mbrojtësit.

Kështu, presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino tha se nëse kjo rregull është e përshtatshme, do të aplikohet në gjitha garat në futboll.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat