Barcelona me fitore eventuale ndaj Osasunës i bën presion Atleticos për kreun

Futboll

Barcelona me fitore eventuale ndaj Osasunës i bën presion Atleticos për kreun

Më: 6 mars 2021 Në ora: 11:54
Barcelona me fitore eventuale ndaj Osasunës i bën presion Atleticos për kreun

Nga katër duelet e ditës së sotme (e shtunë) në La Ligën spanjolle do të jetë edhe ajo ndërmjet Osasunës dhe Barcelonës.

Kjo përballje që i takon javës së 26-të kampionale pritet të jetë interesante, për faktin se “Katalunasit” synojnë që me tri pikë të reja t’i bëjnë presion Atleticos lidere.

Vendasit ndodhen gjashtë pikë nga vendin ku e largon nga elita e futbollit spanjoll dhe çdo pikë e fituar në këtë takim do të ishte e madhe për ta.

Përballja në fjalë fillon nga ora 21:00.

Formacionet e mundshme:

Osasuna: Herrera; Vidal, Aridane, D.Garcia, Cruz; Torro, Oier, Moncayola; Torres, Calleri, R.Garcia

Barcelona: Ter Stegen; Dest, Mingueza, Lenglet, Alba; Pedri, Busquets, De Jong; Trincao, Messi, Griezmann.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat