Batatina aspak i lumtur pas ndeshjes: Ne e mundëm vetën, jo Prishtina neve!

Futboll

Batatina aspak i lumtur pas ndeshjes: Ne e mundëm vetën, jo Prishtina neve!

Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:17
Tahir Batatina

Ka përfunduar takimin ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, duel ky në kuadër të xhiros së 23 në Superligën e Kosovës në futboll.

Prishtina e ka fituar takimin ndaj Llapit me rezultatin në 2:0 falë golave të shënuar nga Krasniqi e Shillova.

Me këtë fitore, kryeqytetasit renditën në pozitën e dytë në tabelë me 47 pikë të grumbulluar aq sa ka edhe Drita.

Pas kësaj ndeshje foli edhe tekniku i Llapit, Tahir Batatina i cili tha se gjyqtari nuk akordoi penallti per ta.

“Ne e mundëm vetën, jo Prishtina neve! Po, unë mund ta vlerësoj nga pozicioni që kam qenë. Nga shikimi ka qenë penalti. Nga këndi që kam qenë se ishte penalti. Mendoj se ecuria do të ishte ndryshe po të ishte penalti. Ne e mundem vetën, jo Prishtina neve. Gabuam në dy raste dhe Prishtina shënoj gol. Prishtinës nuk i ka hije të luaj këtë lojë në këtë teren. Ne të gjithë po mundohemi ta ngrisimi ritmin e lojës e jo ta ulim. Nuk i kontribuon futbolli. Lojtarët duhet të ishim më të vëmendshëm. Skuadra nuk reagoi në mënyrën siç është dashur të reagoi”, tha ai

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat