Sokoli pas barazimit kundër Arbërisë: Ky rezultat na dërgon në luftë për mbijetesë

Futboll

Sokoli pas barazimit kundër Arbërisë: Ky rezultat na dërgon në luftë për mbijetesë

Më: 6 mars 2021 Në ora: 15:31
Sokoli pas barazimit kundër Arbërisë: Ky rezultat na dërgon në luftë për mbijetesë

Gjilani ka vazhduar me formë të dobët në stinorin pranveror në futbollin tonë.

“Kuqebardhët” e drejtuar nga trajneri, Bylbyl Sokoli janë ndalur me barazim në shtëpi nga Arbëria me rezultat 1:1.

Trajneri i Gjilanit, Bylbyl Sokoli ka deklaruar pas ndeshjes për “ArtSport” se ky rezultat e dërgon skuadrën e tij në luftë për ekzistencë.

“Luajtëm me shumë presion dhe ishim konfuz në disa momente. Kemi shumë probleme me futbollistë të lënduar, duke nisur nga reparti defansiv, me ç’rast mungojnë shumë futbollistë.

U detyruam të bëjmë ndryshime në formacion dhe kështu do jemi të detyruar të improvizojmë edhe për ndeshjet e radhës. Ky rezultat nuk na konvenon aspak dhe na dërgon në luftën për ekzistencë. Është momenti ku duhet të shiqojmë daljen nga kjo situatë”, deklaroi Sokoli.

Ndryshe, Gjilani ndodhet në vendin e katërt me 33 pikë të grumbulluara dhe ndodhet larg zonës së kuqe nëntë pikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat